Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Beethoven Symphonies, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë program ju do të gjeni disa nga veprat muzikore të Beethoven, një nga kompozitorët më të mëdhenj të shekullit të 19. Pjesët që do të gjeni në këtë program janë ekzekutuar nga orkestrat më të mira që bota ka aktualisht. Në qoftë se jeni të apasionuar të muzikës klasike ja vlen ta keni këtë progam.


Sky Live, nga 0.99€, falas. /iPhone
Sky Live është një program mjaft interesant i cili i dedikohet të gjithë të apasionuarve të qiellit. Programi do t'ju japë çdo informacione në lidhje me atë çfarë shikoni lart në qiell plus do t'ju njoftojë për çdo event astronomik që ndodh ose do të ndodhë, në kohë reale.


- SelfieX, nga 0.89€, falas. /iPhone
SelfieX është një program për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë, i cili do t'ju lejojë bëni foto mjaft të bukura duke shfrytëzuar fotokamerën e prapme të iPhone. Më pas këtë foto mund ta ndani me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Wikilinks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Wikilinks është motorr kërkimi virtual i cili mund të bëhet programi kryesor i kërkimit të çfarëdo lloj informacioni në rrjetin Internet. Programi do të kërkojë fjalët kyçe që ju dëshironi të kërkoni dhe do të shfaqë në ekran rrezultatet duke i kërkuar ato nga rrjeti. Ja vlen ta keni këtë program.


LeechTunes, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
LeechTunes është një program i cili na lejon të dëgjojmë muzikën që kemi në iPhone ose iPad, në mënyrë të thjeshtë dhe me një grafikë mjaft tërheqëse. Programi ofron edhe disa mënyra për të komanduar pjesën në ekzekutim, të cilat thjeshtëzojnë përdorimin.


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment