Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- HD Cars Pictures, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
HD Cars Pictures është një program i cili do t'ju japë mundësinë të keni në iDevice katalogun më të fundit të makinave nga markat më të mira në botë. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe imazhet që shfletoni mund ti ruani edhe si sfond për iOS.


Super Lemonade Factory, nga 2.79€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju do të ndihmoni dy personazhet e lojë të vizojnë fabrikën e limonatave të trashëguar nga prindërit. Kini kujdes sepse kjo detyrë nuk do të jetë aq e lehtë pasi të gjithë punonjësit do të tentojnë t'ju ndalojnë.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Belts, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Belts është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të lëvizni sferën në një labirinth me 3 dimensione por kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë për ta çuar atë në destinacion. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Out There: Ω Edition, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Out There është një lojë në të cilën do të luftoni për të mbijetuar në një univers ku mungon oksigjeni dhe ju jeni të bllokuar në anijen kozmike e cila duhet t'ju mbajë ju gjallë duke kaluar vështirësitë e çdo planeti. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


-  Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment