Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Remote Pro: Wireless Volume Controller, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Remote Pro është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të kontrollojmë disa funksione të Mac, direkt nga iPhone ose iPad. Një ndër funksionet që mund të kontrolloni është edhe volumi i audio-s. Ja vlen ta merrni këtë program.


App Secret, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
App Secret është një program i cili na lejn të ruajmë të dhënat dhe programet që kemi në iPhone ose iPad, nëpërmjet një sistemi me fjalëkalim. Gjithashtu programi është ndërtuar me një stil grafik mjaft të bukur që do t'ju pëlqejë sapo ta shikoni.


Knots 3D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Knots është një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju ofrojë informacione në lidhje me krijimin e nyjeve midis dy litarëve apo çfarë do qoftë. Programi përmband dhe disa video dimostrative në 3D ku shpjegohet shumë qartë se si mund të krijohet një lloj nyje ose lidhje litarësh. Ja vlen ta merrni këtë program.


Peter Potato, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Peter Potato është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kalojë me sukses të gjitha aventurat që do ti duhet të përballojë për të arritur objektivin e tij,  i cili është të shmangë Colin Carrot.


- This Is Not a Test, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
This is not a test është një lojë me temë RPG në të cilën do të zbuloni mënyra të ndryshme për të mbijetuar në një ambjent ku vdekja vjen në shumë forma. Ja vlen ta merrni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment