Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Stickyboard 2, nga 0.89€, falas. /iPad
Stickyboard është një program i dobishëm i cili do të sjellë në iPad funksionin e mbajtjes së shënimeve dhe shfaqjen e tyre kudo që ndodheni në sistemin operativ. Sot mund ta merrni falas këtë program.


- Levitagram, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Levitagram është një program për përpunimin e imazheve nëpërmjet të cilit ju mund të modifikoni fotot tuaja në mënyrë të tillë që objektet të duken sikur fluturojnë. Ja vlen ta merrni atë nëse jeni të apasionuar pas fotografisë.


- Hotfoot: City Racer, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hotfoot është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një makinë sportive të ecë me shpejtësi në rrugët e qytetit. Kini kujdese sepse nuk duhet të kapeni nga policia apo të përplaseni me makinat e tjera që gjënden në trafikun e qytetit. Ja vlen ta merrni atë.


- Awesome Contact, nga 1.79€, falas. /iPhone
Awesome Contact është një program mjaft i avancuar i cili kryen funksionin e një menaxheri kontaktesh ku gjithashtu integron funksionet e telefonatës dhe dërgimit të mesazheve. Ja vlen ta provoni atë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment