Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Office To PDF, nga 4.99€, falas /iPhone, iPad
Aplikacion universal që lejon konvertimin e file-ve, duke transformuar një file MS Office në PDF. Pas konvertimit, dokumentat mund t'i shikoni, printoni ose t'i dërgoni me email, ti memorizoni në iCloud, ose t'i dërgoninë ndonjë aplikacion tjetër që lexon file PDF.


- Polymer, nga 0.89€, falas. /iPhone
Polymer është një lojë me temë kuic ku ju duhet të krijoni figurat finale duke u nisur nga kominimi fillestar i kubeve që i formojnë ato. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Super Sharp, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Super Sharp është një lojë në të cilë ju do të vini në provë aftësitë tuaja për të prerë sende në formën e kërkuar. Kini kujdes sepse në ekranin e iPhone ose iPad nuk do të jetë aq e lehtë sa duket. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment