Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

DataMan Next, nga 1.99€, falas. /iPhone
DataMan Next është një program mjaft i thjeshtë dhe intuitiv i cili do të masë sasinë e të dhënave që ne harxhojmë nga paketa internet që kemi lidhur me kompaninë telefonike. Programi integrohet mjaft bukur me grafikën e iOS 7 dhe është mjaft i lehtë edhe në ekzekutimin e tij në iOS. Ja vlen ta keni.


The Great Fusion, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të merrni pjesë në aventura që zhvillohen në shekullin e 22 ku njeri ka ndryshuar mënyrë jetese dhe vetë jeta është shëndërruar në luftë për të mbijetuar. Loja integron grafikë të thejshtë në 2D dhe e rrealizuar me mjeshtëri nga krijuesit e saj. Ja vlen ta provoni këtë lojë në iPhone ose iPad-in tuaj.


One Touch Dial, nga 1.79€, falas. /iPhone
One Touch Dial është një program mjaft i thjeshtë dhe i dobishëm për iPhone-in tuaj. Ai do të na lejojë të telefonojmë kontaktet tona të preferuara vetëm me një prekje në ekran. Pra do ta bëjë thirrjen e një kontakti në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Abyss: The Wraiths of Eden, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ndihmoni personazhin e lojës të lundrojë në abisin e detit dhe të luftojë kundra forcave të këqija të cilat i kanë rrëmbyer një person mjaft të dashur. Kini kujdes sepse atje duhet të zbuloni sekretet që kjo botë fsheh për të gjetur atë çfarë kërkoni. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment