Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

HashPhotos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
HashPhotos është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë edhe editojmë fotot në mënyrë mjaft profesionale. Pasi ti modifikoni sipas dëshirës, mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjete sociale.




True Skate, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad


True Skate është një lojë krejtësisht e bazuar tek fizika dhe për të luajtur duhet të kryejmë disa gjeste në ekran nëpërmjet gishtërinjve për të kontrolluar skateboard-in, duke na mundësuar të bëjmë disa akrobacira fantastike. Për tu spostuar përpara mjafton të rrëshkiskni gishtin në ekran. Ja vlen ta provoni.


Web to PDF, nga 3,59€, falas /iPhone, iPad
Web to PDF është një program shumë i domosdoshëm për iOS, një zgjidhje e mirë për të kthyer një faqe Web në një format PDF dhe shumë funksione të tjera.



Timenotes, nga 0.89€, Falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të krijojmë promemorie të eventeve të ndryshme që duhet të kemi në të ardhmen dhe na tregon çdo detaj në lidhje me kohën e mbetur për të arritur tek çdo event që rregjistrojmë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment