Gjatë WWDC 2016 Apple ka prezantuar versionin e ri macOS Sierra që integron disa risi për Siri, iCloud, Continuity, etj. Risia e parë ka të bëjë me emrin e sistemit, ka ndryshuar nga OS X në macOS. Këtë vit, versioni i ri i macOS do të quhet Sierra, emri i një mali në Kaliforni.

Me macOS Sierra mund të zhbllokojmë kompjuterin direkt nga Apple Watch, falë një funksioni të ri që quhet Auto Unlock. Mjafton të jeni afër kompjuterit dhe zhbllokimi do të bëhet automatikisht nëpërmjet Continuity. Në macOS do të kemi edhe një Universal Clipboard. Falë Continuity, çdo gjë që kopjoni në iPhone dhe iPad sinkronizohet automatikisht në të gjitha pajisjet me iCloud.

Tani Desktop i kompjuterit Mac mund të bëhet share nëpërmjet iCloud Drive dhe të konsultohet nga të gjitha pajisjet e lidhurar në llogarinë tuaj iCloud. Tani mund të lironi hapësirë automatikisht në Mac, falë një aplikacioni të ri që është në gjëndje të njohë file-t e vjetra të papërdorur të ngarkuar në iCloud.


Me macOS Sierra mund të paguarni me Apple Pay, një buton i ri do të nisë pagesën, që mund ta konfirmoni më pas me anë të iPhone ose Apple Watch nëpërmjet Continuity. Tani aplikacionet mund të organizohen në tab. Funksioni Picture-In-Picture vjen edhe në Mac dhe mund të shfrytëzohet edhe në fullscreen.

Risia kryesore mbetet integrimi i Siri në macOS. Asistenti vokal do të integrohet me të gjitha funksionet e kompjuterit, duke bërë kërkime specifike, dërguar mesazhe, etj. Siri do të ketë edhe funksionin Drag&Drop.

Versionin beta i macOS Sierra është i disponueshëm për të gjithë zhvilluesit. Në korrik do të lëshohet versioni i parë beta publik, ndërsa në shtator do të vijë versioni zyrtar për të gjithë. macOS mund të instalohet në çdo kompjuter Mac që mbështet OSX El Capitan. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment