U prezantua vetëm pak ditë më parë, por tani është i disponueshëm zyrtarisht Unicode 9.0, paketa që përmban me qindra emoji të reja që do të integrohen së shpejti në iOS dhe aplikacione të ndryshme. Versioni 9.0 i Unicode përmban 7.500 karaktere të reja, në total arrin në 128.172. Nga risitë që sjell, kemi edhe 72 emoji të reja, 19 simbole për standartin 4K.

22 nga emojit e reja janë "smile" dhe persona, si për shembull fytyra që buzëqesh duke u rrotulluar, një fytyrë që provon shpifje, një grua shtatzënë dhe një burrë që kërcen. Gjejmë edhe një emoji që bën selfie. Janë shtuar edhe shumë kafshë të reja. Janë shtuar edhe 18 emoji të reja në kategorinë "Food and Drink".

Këto risi duhet të jenë të pranishme në versionin final të iOS 10 që do të vijë në muajin shtator. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment