Apple Pay po bëhet një shërbim gjithmonë e më i kompletuar, duke qenë se së shpejti do të vijë edhe versioni web në stilin PayPal. Gjithashtu, në Shtetet e Bashkuara është tani e mundur të përdorni Apple Pay për të tërhequr para pranë pikave ATM të Bank of America.

Falë kësaj risie, do të mjaftojë të afroni iPhone-in tuaj pranë një ATM të abilituar për të tërhequr paratë tuaja. Autorizimi bëhet si gjithmonë nëpëmjet kodit ose direkt duke shfrytëzuar Touch ID me shenjat e gishtërinjve, për të ofruar më shumë siguri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment