Sky Force Reloaded është një lojë e re me grafikë 3D për pajisjet iOS. Ky version i ri sjell një evolucion në krahasim me atë të vitit 2014. Stili është arcade por grafika 3D e bën lojën më aktuale dhe dinamike. Vijnë misione të reja, beteja më intriguese dhe armiq më të fuqishëm.

Janë të shumta opsionet e personalizueshme, avionët në dispozicion dhe aftësitë që mund të përdorni nga njëri mision në tjetrin. Nuk mungojnë as power-ups për armët dhe yjet që duhet të mblidhni. Stili i lojës e bën atë të pështatshëm si për fansat e saj të vjetër ashtu edhe për përdoruesit e rinj që kërkojë një lojë për të kaluar kohën e lirë.

Sky Force Reloaded është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon rreth 376 MB. /iPhoneAlbania



0 komente:

Post a Comment