Sot në orën 19:00, Apple do të transmetojë live konferencën WWDC16. Kush dëshiron mund ta ndjekë atë në live streaming direkt nga iPhone, iPad, iPod touch, Apple TV, Android, një kompjuter Mac ose Windows. Menjëherë pas përfundimit të konferencës, do të publikojmë edhe artikujt e detajuar me të gjitha risitë që do të prezantohen sot. Na ndiqni!

Kush ka një Mac me OSX 10.8.5 dhe Safari 6.0.5 ose një version më të ri, mund ta shikojë atë live nga kjo faqe, sapo Apple të nisë transmetimin. Ndërsa për iPhone dhe iPad duhet të keni iOS 7 ose një version më të ri. Në versionet e vjetra të Apple TV është i disponueshëm kanali Apple Evens nga ku mund të ndiqni live prezantimin e iOS 10. Ndërsa në Apple TV të gjeneratës së katërt duhet të shkarkoni aplikacionin Apple Events.

Tani gjërat janë bërë më të thjeshta edhe për përdoruesit me Windows 10: ashtu si për përdoruesit Mac, mjafton të lidhen në këtë faqe dhe mund të ndjekin live WWDC16. Ndërsa për përdoruesit Android dhe ato që kanë një PC me një version Windows më të vjetër se Windows 10, duhet të shkarkojnë programi falas VLC dhe nga menuja kryesor të zgjedhin opsionin sream: këtu duhet të shtoni këtë adresë: http://p.events-delivery.apple.com.edgesuite.net/15pijbnaefvpoijbaefvpihb06/m3u8/atv_mvp.m3u8

Kategoritë: , , , , ,

0 komente:

Post a Comment