Gjatë muajve të fundit, Samsung ka bërë një punë të mirë me pajisjet e saj, po ashtu edhe në fushën e marketingut. Por publiciteti i fundit ka patur shumë kritika pasi është kompjuar krejtësisht nga fushata "Shot on iPhone" e lançuar nga Apple kohë më parë. Strategjia e Samsung është gjithmonë e njëjtë, "mjafton të flitet për të"?

Fushata e re e kompanisë koreano jugore quhet "Captured on Galaxy S7" dhe është e ngjashme me atë të Apple, pasi mbledh një sërë videosh 4K të realizuara me modelet e reja Galaxy S7 dhe S7 Edge. Ka një diferencë me "Shot on iPhone": fotot dhe videot e përzgjedhura nga Apple ishin realizuar nga përdoruesit, ndërsa ato të Samsung duket se janë profesionale, të bëra nga persona të zgjedhur direkt nga kompania. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment