Vjen edhe përditësimi i shumëpritur i Shazam që tani na lejon të përdorim aplikacionin edhe offline... Tani Shazam na lejon të gjejmë një këngë thjeshtë duke hapur aplikacionin, duke shtypur butonin blu dhe duke e pozicionuar telefonin afër burimit të muzikës.

Me këtë përditësim mund të përdorni Shazam edhe pa qenë të lidhur me internetin: do të mjaftojë ta përdorni atë si zakonisht dhe Shazam do ju tregojë titullin e këngës që po dëgjonit menjëherë sapo lidhja e internetit të jetë e disponueshme.

Shazam është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment