Në iOS 10, është e mundur të bashkëveprojmë me njoftimet në lockscreen dhe në qendrën e njoftimeve nëpërmjet 3D Touch të iPhone 6s dhe 6s Plus. Apple ka bërë të ditur se këto funksione do të vijnë edhe në pajisjet më të vjetra të cilat nuk kanë 3D Touch.

Gjatë WWDC, Craig Federighi ka shpalosur njoftimet e reja në një pajisje me 3D Touch. Duke e mbajtur të shtypur më gjatë njoftimin, mund t'i përgjigjemi për shembull me shpejtësi një mesazhi. Në versionin beta 1 të iOS 10, vetëm në pajisjet me 3D Touch mund t'i kemi të gjitha funksionet e reja të iOS 10.

Por Apple ka komunikuar se njoftimet janë përshtatur për 3D Touch në këtë version të parë beta, por në versionet e ardhshme do të integrojë një sistem për të kryer të gjitha këto veprime edhe në pajisjet më të vjetra se iPhone 6s. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment