Pas thashethemeve të ditëve të fundit, vjen edhe një konfirm tjetër për iPhone 7: butoni Home mund të mos jatë fizik, por të shfrytëzojë Force Touch. Një nga të rejat për sa i përket pjesës estetike të modelit të ri mund të jetë pikërisht butoni Home, që sipas disa burimeve do të jetë touch.

Estetikisht, ky buton i ri do të jetë në të njëjtin plan me pjesën tjetër të telefonit. Duke shfrytëzuar Force Touch, Apple do të jetë në gjëndje të simulojë "klik" kur butoni shtypet nga përdoruesi. Praktikisht, përdoruesit do t'i duket sikur ka shtypur butonin Home, edhe pse në realitet nuk do të ketë asnjë buton fizik.

Bëhet fjalë për një risi mjaft të rëndësishme, duke qenë se butoni Home fizik ka qenë gjithmonë simbol për çdo iPhone. Një zgjedhje e tillë do t'i ofronte mundësinë Apple-it që të përmirësonte papërshkueshmërinë e pajisjes nga uji, dhe të ofrojë një dizajn më të pastër dhe linear. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment