“Microsoft” njoftoi se do të blejë rrjetin social të komunikimit të profesionistëve “LinkedIn”, i cili ka 433 milionë përdorues. Oferta e blerjes është për 26.2 miliardë dollarë dhe pritet të përfundojë në fund të vitit. Oferta e “Microsoft”-it parashikon një çmim prej 196 dollarësh për çdo aksion të firmës “LinkedIn”, gati dyfishi i vlerës së tyre në mbyllje të bursës të premten. “Microsoft”-i tha se “LinkedIn” do të ruajë emrin dhe pavarësinë e tij.

Firma “LinkedIn”, me seli në Kaliforni, ndihmon anëtarët të vendosin kontakte me profesionistë të tjerë të fushës së tyre për të ecur në karrierë. Po ashtu ajo ndihmon kompanitë të gjejnë kandidatë premtues për poste kyçe. “LinkdIn” i siguron të ardhurat, duke marrë pagesa nga firmat për shërbimet e punësimit, si dhe përmes reklamave që u drejtohen përdoruesve të saj të shumtë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment