Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një funksion të dobishëm të iOS 10 i cili ka të bëjë me shkarkimin e file-ve nga rrjeti internet. iOS 10 do ti lejojë përdoruesit që të rrisë prioritetin e shkarkimit të file-it duke shfrytëzuar sensorin 3D Touch i cili gjëndet vetëm në iPhone 6s dhe 6s Plus.

Nëse keni dy ose më shumë programe të cilët po shkarkohen në iDevice që nuk kanë sensorin 3D Touch, ju mund ti jepni prioritet më të lartë në listën e shkarkimeve duke prekur mbi ikonën e programit. Në të dyja rastet, iOS 10 do të shfaqë një dritare ku ju mund të zgjidhni "Prioritize Download" për të shkarkuar më shpjet programin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment