Një funksion i ri i integruar në iOS 10 lejon optimizimin në mënyrë automatike të hapësirës së pranishme në iPhone, duke evituar kështu çdo rrezik që të mbeteni me memorien plot përpara se të bëni një foto, regjistroni një video ose instaloni një aplikacion.

Funksioni "Optimize Storage" i pranishëm tek Settings, mund të aktivizohet manualisht dhe lejon optimizimin e memories së disponueshme në iPhone. Praktikisht, nëse iPhone ka në dispozicion një hapësirë të limituar, këngët që nuk i dëgjoni për një kohë të gjatë do të fshihen automatikisht nga pajisja.

Përdoruesi mund të zgjedhë sa hapësirë të rekuperojë, nga 4GB (800 këngë përafërsisht) tek 32GB (6400 këngë). Eliminimi bëhet në mënyrë automatike dhe niset nga këngët që dëgjoni më rrallë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment