Për të gjithë të apasionuarit e fotografisë, ju njoftojmë se iOS 10 do të suportojë edhe fotot në formatin RAW. Formati RAW përdoret për të mos humbur cilësinë e fotove origjinale, në mënyrë që të kemi më shumë material për të punuar në post-prodhim, megjithëse këto file zënë shumë hapësirë në krahasim me fotot standarte.

Me iOS 10, zhvilluesit mund të krijojnë aplikacione në gjëndje të shkrepin dhe të ruajnë foto RAW. Këto foto mund të shkrepen vetëm nga fotokamera e pasme, gjithashtu iOS do të jetë në gjëndje të menaxhojë njëkohësisht fotot në formatin RAW dhe JPEG. Këto foto do të memorizohen në Digital Negative (DNG) kompatibël me Adobe.

Për fat të keq, fotot RAW do të mbështeten vetëm nga iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE dhe iPad Pro 9.7″. Nuk e dimë akoma se kur do të vendosë Apple të integrojë mundësinë për të bërë foto RAW edhe nëpërmjet aplikacionit të fotokamerës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment