Data e eventit të Qershorit po afron dhe një ndër produktet më të përfolura për momentin është Macbook Pro i cili pritet të vijë me ndryshime mjaft interesante. Sipas ekspertëve, Intel Skyline do të jetë linja e re e proçesorëve e cila do të sjellë një kursim të lartë të autonomisë së baterisë dhe shpejtësi të lartë ekzekutimi.

OLED TouchBar, çfarë është dhe çfarë përfitojmë?
Tjetër element i rëndësishëm që pritet të integrohet në Macbook Pro është edhe OLED TouchBar, një sipërfaqe e cila funksionon nëpërmjet prekjes dhe që do të zëvëndësojë butonat F1.. Fn të cilët aktualisht posicionohen në rreshtin e parë të tastierës. Integrimi i sipërfaqes me prekje do të sillte mjaft avantazhe pasi një ndër funksionet që pritet të integrohet, është mundësia për të zëvëndësuar funksionet e butonave sipas dëshirës.


Sa i vërtetë është ky lajm?
Në fakt ky lajm vjen nga një burim mjaft pranë kompanisë Kineze e cila po prodhon Macbook Pro për llogari të Apple, dhe për ta bërë sa më të saktë këtë lajm, janë publikuar foto të cilat supozohet se janë marrë nga linja e prodhimit të Macbook Pro, të cilat mund ti shikoni pikërisht në këtë artikull. Sipas ekspertëve, sipërfaqja me OLED Touch ndodhet pikërisht mbi rreshtin e numrave të tastierës fizike.

Nëse jeni të interesuar të dini më tepër në lidhje me Macbook Pro ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm ku finalizimi do të jetë prezantimi i produktit në eventin e këtij muaji, që do të mbahet nga Apple gjatë datave 13-17 Qershor 2016. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment