Në këtë artikull do t'ju prezantojmë disa koncepte që vijnë nga revista gjermane curved.de e cila ka realizuar disa imazhe në 3D që përfaqësojnë tastierën e re të Macbook me ekran dixhital. Siç ju njoftuam nëpërmjet këtij artikulli, Macbook pritet që të integrojë një tastierë me teknologjinë OLED e cila aplikohet tek butonat e funksioneve në rreshtin e parë të tastierës.


Në këtë set imazhesh mund të shikoni që rreshti i parë i butonave është zëvëndësuar nga ekrani OLED i cili do të shfaqë të gjithë rreshtin e iconave të Doc Bar. Pra, përdoruesi do të ketë mundësinë të kostumizojë ikonat sipas nevojës së tij. Më pas çdo ikonë do të aktivizojë në macOS programin të cilin ajo përfaqëson. Më postë po ju prezantojmë një set me imazhe të realizuar nga curved.de. /iPhoneAlbania




0 komente:

Post a Comment