Mungojnë me të vërtetë pak ditë, dhe më në fund do të zbulojmë sistemin e ri iOS 10. Por nuk mungojnë thashethemet që cilat hipotizojnë disa nga funksionet më të dëshiruara nga përdoruesit. iHelpBR ka imagjinuar një iOS 10 që sjell funksionin split screen në iPhone dhe një dark mode.

I kemi parë këto funksione në kompjuterat Mac, ndërsa në iPad kemi parë split screen. Ndërsa presim të njohim planet e Apple, ju fotjmë të shikoni fotot që shfaqin këto funksione në aksion.


Të dyja këto funksione janë mjaft interesante: dark mode, ashtu si night shift, është një funksion që e bën më të bukur pamjen e iOS në errësirë dhe na dëmton më pak shikimin ndërsa e përdorim. Split screen në iPhone, kur përdorim pajisjen në landscape, mund të jetë një funksion interesant dhe funksional.

Ndërsa presim konferencën e Apple më 13 qershor, dhe të rejat që do të sjellë iOS 10, si ju duket ky koncept? Jepni mendimin tuja duke komentuar poshtë këtij artikulli. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment