Nuk kanë të sosur thashethemet rreth iPhone 7 dhe 7 Plus. Pas konfirmimeve për memorien bazë, flitet për 32GB, dhe zërave që flasin për një dizajn të ngjashëm me modelin aktual iPhone 6 dhe 6 Plus, tani vijnë konfirmime të tjera rreth fotokamerës së pasme që mund të jetë dopio për të dy modelet e reja të Apple.


Në faqen kineze OppoMart janë publikuar tre kover, dy për iPhone 7 dhe një për iPhone 7 Plus, nga mund të vini re prezencën e fotokamerës së dyfishtë me Flash LED. Një tjetër konfirmim për modelin 7 Plus, është smrt connector, i ngjashëm me atë të iPad Pro, që mund të lejojë lidhjen e aksesorve të jashtëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment