Ndërkohë që iPhone 7 pritet të vij në vjeshtë, thashethemet në lidhje me këtë produkt vazhdojnë të bëhen më interesante. Në këtë artikull ju shpjeguam se iPhone 7 nuk do të jetë shumë ndryshe nga iPhone 6s përsa i përket dizajnit. Për të konfirmuar më tej këtë lajm, Mac Otakara, një portal mjaft i madh Aziatik, raporton se iPhone 7 do të jetë si iPhone 6s por me pak ndryshime.

Sensor afërsie, sensor drite dhe lidhjen Lightning për kufjet 
iPhone 7 do të ketë disa ndryshime mjaft të vogla në dizajn që vijnë si pasojë e ndryshimit të vëndëndodhjes së sensorit të dritës i cili do të përditësohet. Po ashtu edhe sensori i përafërsisë do të pësojë një përditësim dhe do të sjellë teknologjinë më të fundit. Ndërsa lidhja me teknologjinë Lightning të kufjeve, është pothuajse e konfirmuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment