Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili shkon në kundërshtim me thashethemet e fundit në lidhje me iPhone 7. Ditët e fundit shumë portale flasin për një produkt me shumë ndryshime, sidomos përsa i përket dizajnit. Dual Camera dhe kufjet Lightining janë dy argumentët më të përfolur por sipas Wall Street Journal, iPhone 7 do të ketë shumë pak ndryshime në krahasim me iPhone 6s.

Për më tepër, thuhet se Apple ka vendosur të thyej rregullin e 2 vjecarit, i cili ka të bëjë me hedhjen në treg të iPhone me dizajn të ri. Kësaj here Apple do të presë vitin 2017 për të ndryshuar pamjen e produktit më të shitur që kompania ka.

Ndryshimi më madhor që do të gjejmë në iPhone 7 do të jetë zëvëndësimi i kufjeve Jack 3.5mm me teknologjinë Lightning ndërsa vitin që vjen iPhone do të vij me shumë ndryshime madhore si ekrani me teknologjinë OLED, senorin Touch ID të integruar direkt në ekran dhe eliminimi fizik i butonin Home. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment