Sipas disa projekteve të iPhone 7 të publikuara gjatë këtyre ditëve, duket se modeli i ardshshëm do të jetë pak më i vogël se iPhone 6s por më i gjërë. Informacionet që rrjedhin nga këto specifika flasin për një iPhone 7 të gjërë 7.15mm, ndryshe nga iPhone 6s i cili është i gjërë 7.1mm.

Por përmasat duhet të jenë më vogla për modelin e ardhshëm (iPhone 6s: 67,1mm x 138,3mm; iPhone 7: 67,06mm x 138,29mm). Nga diagrami i mësipërm vihet re edhe mungesa e portës jack të kufjeve, për të cilën është folur shumë kohët e fundit. Të shohim nëse këto zëra do të konfirmohen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment