Brenda iOS 10 do të jetë i pranishëm një funksion mjaft interesant për përdoruesit që shkruajnë në të njëjtën fjali, fjalë në gjuhë të ndryshme. Tastiera e iOS 10 nuk do të korrigjojë dhe nuk do të sinjalizojë si gabim fjalë që i përkasin gjuhëve të ndryshme nga ajo e seleksionuar, pasi do të arrijë të dallojë korrektësisht gjuhë të ndryshme.

Natyrisht do të duhet të aktivizoni gjuhët që dëshironi nga menuja Settings për të patur një mbështetje të plotë për gjuhët. Një karakteristikë interesante për ato që shkruajnë shpesh në gjuhë të ndryshme ose përdorin fjalë të ndryshme nga gjuhë kryesore e telefonit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment