iOS 10 u prezantua të hënën, me rastin e konferencës WWDC 2016. Siç e ka traditë, menjëherë pas eventit, Apple ka lëshuar versionin e parë beta për zhvilluesit. Duke surprizuar të gjithë, hakeri iH8snOw ka njoftuar me anë të një video, se ka arritur të bëjë Jailbreak edhe sistemin më të ri operativ.

iH8sn0w ka ngarkuar një video në kanalin e tij Youtube ku shfaqet një iPhone 6 me iOS 10 beta 1 me programin Cydia të instaluar. Në video shihet hakeri që hap Cydia dhe tregon funksionimin e saj, dhe bën një reboot të pajisjes për të vërtetuar që bëhet fjalë për Jailbreak untethered. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment