WWDC po afron. Më 13 Qershor Apple do të prezantojë versionin e ri të iOS, OS X, watch OS dhe tvOS me risi të ndryshme. Të rejat që do të sjellin do të jenë të shumta. App Store do të pësojë disa ndryshime të rëndësishme që do t'i interesojnë si përdoruesve ashtu edhe zhvilluesve të aplikacioneve. Informacionet e mëposhtme janë zyrtare, pra 100% të sigurta.

Proçesi i pranimit të aplikacioneve do të jetë më i shpejtë. Falë një modeli të ri të adoptuar nga Apple është e mundur që disa aplikacione të pranohen edhe brenda një dite. Çdo gjë do të bëhet e mundur falë një programi të ri, një stafi të ri dhe ndryshimeve në politikën e kompanisë.

Abonime me pagesë për të gjithë: deri tani Apple lejonte vetëm një numër të reduktuar aplikacionesh të përdornin abonimet mujore dhe vjetore. Ndër të cilat ishin aplikacionet që ofronin muzikë në streaming ose video, por edhe revista. Me versionin e ri të App Store, të gjithë mund të përdorin këtë polikë, edhe lojërat dhe aplikacionet e tjera. Me modelin e ri të App Store do të keni mundësi të paguani një kuotë mujore ose vjetore, për të patur të garantuara të gjitha përditësimet e një aplikacione të caktuar. Kjo do sjellë më tepër rregull në App Store dhe përfitime si nga përdoruesit ashtu edhe nga zhvilluesit që do të kenë më shumë fitim. Për vitin e parë Apple do të vazhdojë të përfitojë 30% të të ardhurave, duke i dhënë 70% zhvilluesve. Pas 12 muajve të parë, kuota e Apple do të zbresë në 15%.


Do të integrohen edhe rezultate e kërkimit të sponsorizuara, të cilët do të shfaqen sipas kritereve të ndryshme, duke shfaqur rezultate që i afrohen shumë asaj që po kërkojmë. Nuk do të shfaqet asnjëherë më shumë se 1 rezultat i sponsorizuar. Publicitetet do të kenë një kosto vetëm kur përdoruesit klikojnë mbi të. Zhvilluesit nuk do të paguhen për shikimin e tyre. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment