Pas prezantimit gjatë WWDC, Apple ka lëshuar versionin e parë beta të iOS 10 për zhvilluesit. Në këtë version beta mund të ç'instaloni aplikacionet e sistemit, por aplikacioni Game Center mungon fare. Shërbimi mbetet gjithsesi aktiv në iOS 10, por aplikacioni i dedikuar nuk ekziston më.

Për të përdorur Game Center tek aplikacionet, duhet përdorur GameKit dhe një tip i ri implementimi për lojërat që përdorin iCloud. Por mbetet dyshimi i menaxhimit të miqve, që nuk është shumë e qartë  në iOS 10, dhe është e mundur që pas lëshimit zyrtar Game Center të zhduket krejtësisht. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment