Aplikacioni i ri Photos për iOS 10 integron një funksion për njohjen e fytyrës, falë së cilës mund të katalogojmë fotot ose të gjejmë foto me miqtë dhe të afërmit tonë. Gjatë WWDC, Apple ka shpjeguar se si funksionon. Aplikacioni Photos në iOS 10 është në gjëndje të njohë deri në 7 mimimika të fytyrës dhe 432 skena dhe objekte.

Aplikacioni është në gjëndje të krijojë edhe "Memories" në 33 kategori të ndryshme. Mimikat përdoren për kërkimet dhe për të montuar kujtimet. Nga shprehjet e fytyrës që është në gjëndje të njohë janë: buzëqeshja, dyshimi, surpriza dhe shpifja.

Nga 33 kategoritë e Memories gjejmë kujtime të së kaluarës, kujtime të përditshme, në grup, ditëlindje, udhëtime, fundjavë, etj... Aplikacioni është në gjëndje të njohë edhe shumë objekte dhe skena, me pika të ndryshme referimi që janë të ruajtura në iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment