Instagram do të heqë dorë nga shfaqja kronologjike e postimeve. Renditja do të vendoset nga një algoritëm që do të përcaktojë postimet “më të rendësishme” të miqve tuaj. Me këtë vendim, rrjeti social i fotografive i bashkohet Facebook dhe Twitter, që aplikojnë të njëjtën formulë postimi, transmeton.

Por ndryshe nga Instagram këto dy rrjete sociale ofrojnë edhe mundësinë që të shohësh postimet sipas renditjes kronologjike për të gjithë ata që nuk duan të heqin dorë prej kësaj metode. Ndryshimi nuk është pritur mirë prej përdoruesve të rrjetit sociale, megjithatë kompania justifikoi këtë duke deklaruar se përdoruesve u shpëtojnë pa parë 70 përqind e postimeve të miqve të tyre. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment