Tashmë Instagrami ka shënuar gjysmë miliard përdorues aktiv, sipas zëdhënësve të kompanisë. Më shumë se 300 milionë njerëz e përdorin instagramin të paktën një herë në ditë. Ky shërbim u ble nga Facebook në vitin 2012 për rreth 1 miliard dollarë dhe është rritur më një shpejtësi marramendëse.

Sipas kompanisë, një mesatare prej 95 milionë fotosh dhe videosh janë postuar çdo ditë. Bashkë-themeluesi Kevin Systrom tha për BBC, se suksesi i tij ishte rezultat e një “pune të vështirë”. Në 5 vite e gjysmë të krijimit, Instagram ka kaluar edhe Twitter-in, falë miratimit të krijimit të profilit nga personazhe të famshëm dhe yjeve të sporteve.

Mësohet se konkurrenti më i madh i Instagramit është programi Snapchat, i cili ka tejkaluar 100 milionë përdorues. Instagram është krijuar në vitin 2010, me 25 mijë njerëz të cilët e shkarkuan aplikacionin që ditën e parë.

“Krahasuar me Twitter dhe Facebook, mund të argumentohet se Instagram nuk ka të njëjtin reputacion për përçarje sociale”, tha Kevin Systrom. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment