Është folur shumë për funksionin "Dark Mode" në iOS 10, por Apple gjatë WWDC 2016 nuk e ka përmendur fare këtë mundësi. Megjithatë, është zbuluar diçka interesante në versionin beta 1 të iOS 10. Zhvilluesi Andy Wiik ka publikuar në Twitter disa imazhe që shfaqin aplikacionin e Mesazheve në një version "Dark".

Ekzaktësisht, zhvilluesi ka zbuluar jë referim për CKUIThemeDark brenda ChatKit. Ka realizuar menjëherë një tweak për të detyruar ChatKit që të përdorë temën e errët në vend të CKUIThemeLight. E ka ngarkuar në një simulator, dhe rezultati është ai që shikoni në imazhin e mëposhtëm.


Për moemtin funksioni "Dark Mode" duket akoma në një fazë embrionale dhe e limituar vetëm për aplikacionin Messages. Aspekti pozitiv është se Apple po punon për këtë funksion, që ende nuk e dimë se kur mund të jetë i disponueshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment