Min Zheng, një hacker Kinez, ka publikuar në faqen e tij në Youtube, një video ku tregohet instalimi i Jailbreak për iOS 9.2.1 në një iPhone 5c. Më në fund, pas disa javësh heshtje, vjen një  lajm i cili i jep shpresë të gjithëve ju që po prisni një version të Jailbreak për iOS.

Flying JB ka limite
Versioni që shikoni në video, quhet Flying JB dhe ka disa limite të cilat me siguri nuk e bëjnë atë një kandidat të denjë edhe për iDevice që kanë instaluar iOS 9.2.1 e sipër sepse ai funksionon vetëm me verisone të iOS që funksionojnë vetëm me teknologjinë 32 bit. Sipas Min Zheng, injektmi i kodit ekzekutiv të Jailbreak është arritur nëpërmjet një versioni të Kernel të iOS i cili ishte krijuar 15 vjet më parë nga inxhinierët e kompanisë por që nga versioni iOS 9.3.x kjo pjesë kodi e iOS është sistemuar dhe tashmë është pothuajse e pamundur të gjesh ndonjë dobësi.

Instalimi është mjaft kompleks
Tjetër limit i këtij versioni kompleksiteti i mënyrës së instalimit në iDevice, nëse ju kaloni problemet e përmendura më sipër. Pra nuk ka një mënyrë visuale për ta instaluar atë në iDevice. E vetmja, është të shkarkoni kodin nga Github dhe më pas të ndiqni instruksionet që gjeni nga kjo faqe.

Si përfundim ekspertët mendojnë se Flying JB nuk është një kandidat i mirë për të qënë Jailbreak zyrëtar për iOS 9.2.1 e poshtë, dhe kjo do të thotë se duhet të presim akoma për të patur një version të qëndrueshëm dhe funksional. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment