Facebook vazhdon të përmirësojë programin Messenger, program i cili na jep mundësinë të komunikojmë nëpërmjet mesazheve me miqtë tanë. Për të përmirësuar më tej eksperiencën e përdoruesit, kompania ka vendosur të sjellë edhe 1500 ikona Emoji të cilat do t'ju ndihmojnë të shpreheni më mirë gjatë komunikimit me mesazhe.

Messenger tashmë do të ketë një larmi ikonash të cilat përfaqësojnë kategori të ndryshme si sporti, dashuria, dëfrimi apo dhe ndjenjat e të qënit të mërzitur. Nëpërmjet Emoji, edhe komunikimi bëhet më i shpejtë dhe më i këndshëm. Këto ikona do të jenë të të disponueshme me versionin e ri të Facebook Messenger. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment