Vetëm shtatë muaj pas lëshimit në SHBA, është mbyllur përfundimisht aplikacioni Notify i Facebook. Ky aplikacion lejonte ndjekjen e burimeve të ndryshme online duke qëndruar të informuar rreth lajmeve të publikuara në kohë reale, me njoftime për çdo publikim të ri. Ishte përdoruesi që vendoste cilat burime dëshironte të ndiqte, duke krijuar një magazine të personalizuar.

Praktikisht Notify ofronte mundësinë për të ndjekur të gjithë fluksin e lajmeve të pranishme në Facebook, duke marrë një njoftim vetëm për ato më interesantet. Praktikisht, aplikacioni ofronte rezultatet sportive, parashikimet e motit, kronikë, kuriozitete, etj. Tani, funksioni i saj do të migrojë tek aplikacioni Messenger, për momentin vetëm në SHBA. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment