CultOfMac ka realizuar një video mjaft interesante ku tregon se cilat do të jenë avantazhet e fotokamerës së shumëpërfolur të iPhone 7. Në realitet, fotokamera dopio duhet të integrohet vetëm në modelin Plus dhe do të ofrojë foto më të detajuara dhe me ngjyra më natyrale, edhe në kushte me ndriçim të dobët.

Nëse do të vendosë për një dopio fotokamera, me shumë mundësi Apple do të përdorë teknoligjinë e array camera të blerë nga LinX Imaging. Konfigurimi duhet të përfshijë edhe telekamerat m hapje të shumëfishtë, ideale për të përmirësuar performancën e përgjithshme në kushte me pak ndriçim. Në këtë mënyrë Apple do të sistemojë njërën nga pikat më të dobëta të fotokamerës së iPhone. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment