iOS 10 beta 1 duket se ka shumë funksione të fshehura të cilat po zbulohen nga testuesit. Një funksion mjaft interesant i cili është zbuluar, është mundësia për të aktivizuar funksionin Cellular Data, i cili na lejon të lidhemi me rrjetin e Internet nërpjem rrjetit celular, direkt nga Qëndrën e Kontrollit të iOS.

Ky funksion mund të merrej nga instalimi i Jailbreak por tashmë Apple ka vendosur ta sjellë në iOS 10. Kjo do të thotë se tashmë ju do të aktivizoni lidhje me rrjetin Internet shumë më shpjet në krahasim me mënyrën që keni në versionin aktual të iOS. Aktualisht ikona e këtij funksioni në Qëndrën e Kontrollit të iOS nuk është aktive.

Zhvilluesit kanë arritur ta aktivizojnë duke shfrytëzuar librarinë e re të vënë në dispozicion nga Apple e cila quhet "ControlCenterUI".  Kjo do të thotë se Apple do ti lejojë zhvilluesit të aksesojnë dhe modifikojnë funksionet e Qëndrës së Kontrollit. Ardhja e librarive të reja për zhvilluesit do të thotë gjithashtu edhe horizonte të reja për ata dhe funksione të reja të dobishme për përdoruesit. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment