Twelve South është një kompani e cila prodhon aksesorë të ndryshëm për paisje elektronike e cila ka hedhur në treg një aksesor për Macbook mjaft të nevojshëm. Përveç kësaj produkti ka dhe një dizajn të bukur por funksioni i tij është të mbajë në pozicionin vertikal produktin Apple.

BookArc vjen në treg me qëllim mbajtjen në mënyrë të rregullt një Macbook kur nuk po e përdorni atë. Qëndrimi në pozicionin vertikal siguron gjithashtu që të mos zihet dhe shumë vënd por mbron produktin edhe nga pluhuri që mund të marrë duke qëndruar në pozicioni vertikal.

Përsa i përket dizajnit, BookArc, siç flet dhe vetë emri ka formën e një harku dhe një kanal në mes të vershur me gomë ku vendose Macbook. Duke qënë se është ndërtuar me materialin e aluminit, është mjaft i lehtë dhe mund të transportohet shumë thjeshtë. Nëse keni një Macbook dhe doni ta blini, produkti kushton 50$ dhe mund të blihet online. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment