Përpara WWDC, shumë nga ne prisnin që iMessage të vinte edhe për platformën Android, por të paktën për momentin Apple duket se nuk e ka në plan një gjë të tillë. Në një deklaratë të lëshuar nga një drejtues i Apple, për gazetarin Walt Mossberg, shpjegohet se ekzistojnë disa motive mjaft të vlefshme pse Apple nuk e ka hapur iMessage për Android.

Së pari, Apple mendon se baza e përdoruesve të saj e formuar nga 1 miliardë pajisje aktive, është e mjaftueshme për çdo platformë mesazhesh, për të përmirësuar disa aspekte të shërbimit. Së dyti, sjellja e iMessage në Android mund ta ndihmonte platformën Google të fitonte më tepër përdorues ndaj iPhone.

Me pak fjalë, për momentin i vetmi shërbim që kompania Apple ofron në platformën Android është Apple Music, me shumë mundësi për të fituar konkurencën e Spotify që prej vitesh është kthyer në një multiplatformë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment