Apple ka publikuar për të gjithë zhvilluesit e programeve, të rregjistruar në programin Apple Development, versionin e parë beta të iOS 10. Për të instaluar këtë version mund të ndiqni 2 mënyra të cilat janë përditësimi nëpërmjet Apple Developer Account ose duke shkarkuar file-in nga Dev Center. Mënyra nëpërmjet llogarisë si Apple Developer është më e shpjeta pasi në mënyrën tjetër duhet ta instaloni file-in manualisht nëpërmjet iTunes.

Lista e iDevice që suportohen nga iOS 10
Nëse nuk keni një nga iDevice-et e listuar më poshtë atëherë nuk mund të instaloni iOS 10. Në këtë përditësim madhor të iOS, Apple ka vendosur të nxjerrë jasht lojë iPhone 4s.
  • iPhone SE 
  • iPhone 6s Plus 
  • iPhone 6s 
  • iPhone 6 Plus 
  • iPhone 6 
  • iPhone 5s 
  • iPhone 5c 
  • iPhone 5 
  • iPad Pro 12.9″ 
  • iPad Pro 9.7″ 
  • iPad Air 2 
  • iPad Air 
  • iPad 4
  • iPad mini 4 
  • iPad mini 3 
  • iPad mini 2 
  • iPod touch 5th-gen
Funksionet e iOS 10
Më poshtë po ju sjellim një listë me funksionet që do të gjeni në këtë version të iOS për të cilin do t'ju sjellim detajet në artikujt e mëtejshëm.
  • Instalimi i iOS 10 në iPhone 6s kërkon 1.9 Gb hapësirë në memorie
  • Aktivizimi i iDevice kur iPhone ngrihet nga vëndëndodhja
  • Ndërfaqe të re të funksionit të aktivizimit të iOS 
  • Grafikë e re e Qëndrës së Njoftimeve të iOS
  • Fshirja e programeve të presintaluar në iOS
  • Grafikë e re e Qëndrës së Kontrollit të iOS 
  • Funksione që realizohet nëpërmjet 3D Touch
  • Zhvilluesit mund të kenë akses tek libraritë e Siri
  • Siri ka funksione të reja mjaft të dobishme
  • Grafikë e re e Apple Music
  • Grafikë e re e Message
  • Grafikë e re e Music
  • Grafikë e re e Proactive
  • Grafikë e re e Photo
  • Grafikë e re e Health
Këto janë disa nga funksione dhe përmirësimet madhore që do të gjejmë në iOS 10 beta1. Gjithashtu nga testet e para duket se sistemi operativ është mjaft fluid dhe ka shfaqur pak probleme. Me siguri në versionet në vazhdim, Apple do të shtojë funksione të tjera ose rregullime të funksioneve aktuale. Në artikujt në vazhdim do t'ju sjellim detaje në lidhje me çdo funksion të përmëndur më sipër. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment