Jemi mësuar të shohim prezantimin e një modeli të ri iPhone çdo dy vjet, me lëshimin e një versioni S midis një modeli dhe tjetrit, çdo dy vjet, një cikël që është ruajtur deri tani. Por sipas një raporti të fundit të gazetës japoneze Nikkei, gjërat mund të ndryshojnë duke i lënë vendin një cikli të ri trevjeçar.

Motivi i kësaj zgjedhje i duhet ngadalësimit të tregut, por sidomos mungesës së hapësirës për përmirësime funksionale të pajisjes, ku përveç fuqizimit në nivel hardware, nuk ka shumë hapësirë për gjëra të tjera inovative.

Edhe njëherë tjetër konfirmohen zërat që flasin se ndryshimi i madh në dizajn për iPhone do të vijë në vitin 2017 me rastin e 10-vjetorit, ku teknologjia e ekranit LCD do t'i lërë vendin asaj AMOLED, alumini do të zëvendësohet nga një pjesë xhami, dhe shumë karakteristika të tjera që nuk mund t'i parashikojmë që tani. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment