Në një intervistë të dhënë për TechCrunch, një drejtues i Apple ka deklaruar se javën e kaluar është ndërprerë prodhimi i ekraneve me teknologjinë Thunderbolt. Kjo teknologji u prezantua për herë të parë në vitin 2011 dhe aktualisht kualiteti i saj nuk mund të shkoj më tej se 2560x1440 pixel.

Do të ketë prodhim të një teknologjie tjetër? 
Në intervistën e dhënë nga drejtuesi i Apple, nuk kuptohet qartë nëse kjo teknologji do të zëvëndësohet nga ajo me kualitet 5K por për momentin Apple ka vendosur të ndërpresë prodhimin dhe të shesë vetëm monitorët e prodhuar deri tani. Gjithashtu pritej që në eventin WWDC 2016, të prezantohej një teknologji e re për monitorët Apple, por kjo nuk ndodhi.

Ndoshta Apple nuk dëshiron më të jetë pjesë e tregut të monitorëve
Sipas ekspertëve, Apple është bindur se kompani të treta, si Dell apo HP ofrojnë zgjidhje shumë më të mira dhe më pak të kushtueshme për produktet Apple dhe ndoshta kjo është një arsye mjaft e fortë për tu tërhequr nga kjo pjesë e tregut të teknologjisë.

Eventi i vjeshtës
Mendohet gjithashtu se në eventin e vjeshtës, gjatë prezantimit të iPhone 7 dhe shumë produkteve të tjera, Apple mund ti surprizojë të gjithë duke prezantuar një teknologji të re e cila do të bazohet në formatin 5K. Deri atëherë ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment