Një ndër produktet që Apple ka hedhur në treg është edhe monitori Thunderbolt Display i cili i siguron përdoruesit një kualitet mjaft të lartë ku integrohet teknologjia më të fundit që është kualiteti 5K. Për të përmirësuar më tej këtë produkt, kompania ka menduar të integrojë një skedë grafike brënda monitorit e cila do ta furnizojë ekranin me sinjalin e duhur edhe në rast se e lidhim monitorin me një Mac si Macbook Air i cili nuk ka një chip grafik shumë të fuqishëm.

Për të qënë sa më korrekte dhe me klientët e saj, Apple ka vendosur të lëshojë një program zëvëndësimi edhe për monitorët aktual që gjënden në treg. Programi përfshinë produkte të blera brënda një date të caktuar por këto detaje nuk dihen akoma. Dihet me siguri se kjo fushatë zëvëndësimi do të nisë direkt pas eventit të 13 Qershorit ku pritet të pubikohen edhe versionet e rinj të Thunderbolt Display.

Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim më shumë detaje në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment