Sipas raportimeve, Qualcomm do të jetë jashtë lojës si furnizuesi kryesor i çipeve për iphone, ndërkohë që intel merr kryesimin në disa versione. Disa versione të telefonit të ardhshëm Apple do të kenë çip Intel dhe jo Qualcomm, sipas një raporti nga Bloomberg News.

iPhonet e Kinës do të mbajnë çipin e tyre Qualcomm, ashtu si edhe modelet Verizon në SHBA do të kenë çip intel. Apple i prodhon vetë procesorët e saj të cilët luajnë rolin e trurit në pajisjet e veta, por ajo mbështetet edhe në kompani si Qualcomm për të ndërtuar modeme të cilët lidhin telefonin me rrjetin e transmetuesit të internetit.

Shumë kompani të cilat merren me krijimin e telefonave përdorin burime të ndryshme për ndërtimin e telefonit përgjatë prodhimtarisë së  tyre, në mënyrë që të ulin rrezikun. Nëse një pjesë ka problem atëherë nuk preken pjesët e tjera. Samsung, për shembull, përdor çip Qualcomm në shumë nga telefonat e saj, por edhe shet disa modele me procesorë të saj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment