Megjithëse Apple e kishte zyrtarizuar datën e WWDC, kompania ka dërguar ftesat për shtypin për sa i përket konferecës hapësi, atëherë kur do të prezantohet iOS 10 dhe jo vetëm. Ftesa përmban datën dhe orën: Keynote do të fillojë në orën 10 lokale (San Francisco) më 13 qershor, në orën 18 shqiptare.

Konferenca do të mbahet në Bill Graham Civic Auditorium në San Francisco, ku Apple pritet të prezantojë iOS 10, OS X 10.12 dhe versionet e reja të tvOS dhe watchOS. Priten risi edhe për Apple Music, Siri (SDK për zhvilluesit) dhe Apple Pay. Eventi do të ndiqet live edhe nga stafi jonë dhe do të përcjellim në kohë reale të gjithë të rejat që do të prezantohen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment