Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Brutal Labyrinth Gold, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Brutal Labyrinth është një lojë në të cilën duhet të drejtoni sferën në një labirinth me shumë pengesa. Aftësia juaj do të duket kur të mbërrini në fund të labirinthit. Për të qënë i pari duhet të luani në 42 nivelet që loja ofron. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad, këtë lojë.


- Be Red Cloud Warriors, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Be Red Cloud Warriors është një lojë mjaft e bukur e cila ambjentohet në periudhën e indianëve të Amerikës të cilët duhet të luftojnë për të mbrojtur vëndiin e tyre. Gjatë lojës do të luftoni me të gjitha mënyrat e mundura për të mposhtur armikun. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


8bitWar: Netherworld, nga 1.€, falas. /iPhone, iPad
8bitWar është një lojë mjaft e bukur e ndërtuar mbi një grafikë e cila kujton lojërat e viteve 90'. Qëllimi juaj do të jetë ndërtimii një ushtrie dhe më zgjerimi i tokave të mbretërisë, duke sfiduar mbretëri të tjëra. 


- Super Monkey Jump, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Super Monkey Jump është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mbledhë të gjitha frutat e mundshme, duke u hedhur nga një vënd në tjetrin. Kini kujdes sepse nje gabim i vogël mund ti kushtojë dhe jetën.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment