Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

MovieSpirit, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
MovieSpirit është një program që do të na lejojë të modifikojmë filmimet të bëra me fotokamerën e iDevice. Në program do të gjeni disa efekte mjaft profesionale të cilat do të bëjnë filmimet tuaja, mjaft të bukura. Më pas mund ti ndani ato me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Skill Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Cameraxis, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Cameraxis është një program nëpërmjet të cilit ju mund të modifikoni fotot tuaj duke i shtuar atyre arte grafike në formën e teksit. Me pak fantazi ju mund ti jepni fotove një prekje profesionale dhe më pas ti publikoni ato në rrjetet sociale të preferura. 


- Shadow Vamp, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Shadow Vamp është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni një vampir dhe miqtë e tij të ndërtojnë një mburojë ndaj rrezeve të dritës, pasi vëndi ku ato kanë jetuar prej mijëra vitesh është mbuluar nga rrezet e diellit të cilat do të ishin fatale për jetën e tyre. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment